AKTUALE

Fronti Evropian takon Ambasadorin e BE-së, shpreh shqetësime për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Grupi Parlamentar i “Frontit Evropian” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

Në takim morën pjesë koordinatorja e grupit parlamentar, Rina Ajdari, deputeti Sali Murati, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së, përfshirë zëvendësambasadorin, funksionarë të lartë dhe këshilltarë.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Grupit Parlamentar “Fronti Evropian” në Kuvend, qëndrimet politike të grupit, si dhe sfidat me të cilat përballen institucionet parlamentare dhe proceset legjislative në vend.

Vëmendje e veçantë iu kushtua propozim-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Përfaqësuesit e “Frontit Evropian” shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e përgatitjes dhe procedimit të ligjit, duke vlerësuar se procesi ka mungesë transparence dhe konsultimi me bashkësitë e prekura.

Sipas tyre, ligji nuk adreson në mënyrë të mjaftueshme parimet kushtetuese që lidhen me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, nuk përfshin mekanizma të qartë zbatimi dhe mbikëqyrjeje, si dhe nuk është harmonizuar plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Përfaqësuesit e grupit parlamentar theksuan se zgjidhjet e propozuara mund të mos kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së bashkësive etnike dhe kërkuan një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike dhe kushtetuese.

Takimi u zhvillua në frymën e dialogut dhe shkëmbimit të mendimeve mbi proceset reformuese, funksionimin e institucioneve demokratike dhe rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Bekim Sali: Dauti dikur BDI-në e quante organizatë kriminale, ndërsa sot, pas një dekade, del të na shesë moral politik

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Po rrezikohet një marrëveshje e arritur me plot sakrificë dhe me gjak

Gjyla Halili

Imet Shtrajku kryetar i këshillit vendor BESA RASHÇE pjesë e kualicionit VLEN nga sot kalon në Aleancën Kombëtare për Integrim.

Gjyla Halili