Lajme

VLEN: Skandal parlamentar, BDI nuk mbështeti Universitetin “Nënë Tereza”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, një hap i rëndësishëm për konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

Megjithatë, deputetët e BDI-së nuk e mbështetën këtë vendim. BDI zgjodhi të mos votojë për ndryshimet statutore të universitetit.

Ndryshimet e miratuara zyrtarizojnë Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Humane, mundësojnë lëshimin e diplomave dhe shtojcave të diplomës në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, si dhe harmonizojnë funksionimin e universitetit me legjislacionin në fuqi.

Është skandaloze që një parti e cila shet patriotizëm të rremë, nuk gjeti forcën të mbështesë një vendim që forcon pozitën institucionale të Universitetit “Nënë Tereza” dhe krijon kushte më të mira për studentët.

Qytetarët dhe studentët shqiptarë meritojnë të dinë të vërtetën: kur erdhi momenti i votimit për Universitetin “Nënë Tereza”, VLEN dhe shumica parlamentare votuan PËR, ndërsa BDI nuk e mbështeti vendimin.

Dallimi është i qartë: ne punojmë për forcimin e institucioneve shqiptare, ndërsa të tjerët mjaftohen me retorikë.

Banner

Related posts

Shoqatat shqiptare në SHBA, zë i fortë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “Të drejta të plota pa diskriminim”

Admin2

BDI nuk vjen në seancë për të diskutuar rreth emrave të rrugëve

Admin2

Shabani: Ligji për përfaqësim të drejtë ka mekanizma që do të garantojnë zbatimin praktik

Admin2