Lajme

Drejtori Eljesa Neziri nderohet për kontributin në mbrojtjen e rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar

Drejtori i ESHPI-së, Eljesa Neziri, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbrojtjes së rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar.

Gjatë ndarjes së mirënjohjes, ministrja Bozhinovska theksoi se ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe minerale të vendit.

“Dëshiroj të falënderoj drejtorin Eljesa Neziri për bashkëpunimin e shkëlqyer institucional dhe përkushtimin që tregoi gjatë gjithë procesit. Mbështetja e ESHPI-së ishte kyçe për finalizimin me sukses të kësaj nisme me rëndësi të veçantë kombëtare”, deklaroi Bozhinovska.

Ajo shtoi se mbrojtja zyrtare e rubinit është rezultat i punës së përbashkët dhe koordinimit ndërinstitucional, duke vlerësuar se ky sukses dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtjen e vlerave autentike të vendit.

Nga ana e tij, drejtori Neziri e cilësoi mbrojtjen e rubinit si një arritje të rëndësishme për shtetin dhe për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

“Ishte nder dhe përgjegjësi për ESHPI-në të japë kontributin e saj në këtë proces me rëndësi kombëtare. Rubini është një pasuri unike që meriton mbrojtje institucionale dhe promovim të denjë. Falënderoj Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, si dhe ministren Sanja Bozhinovska për bashkëpunimin e shkëlqyer”, deklaroi Neziri.

Sipas tij, ky sukses dëshmon se përmes angazhimit dhe bashkëpunimit institucional mund të mbrohen dhe promovohen vlerat që e veçojnë vendin.

https://www.facebook.com/share/p/1Gu3DJUyqu/

Banner

Related posts

Ndërron jetë Sahit Jashari, komandanti nga Prekazi i Skenderajt, një nga themeluesit e UÇK-së

Admin2

Këta janë 53 deputetët e Lëvizjes së Kurtit në Kuvendin e ri

Admin2

Anketa e fundit/ VLEN kalon BDI-në, Sela lë shumë pas Taravarin

Admin2