SPORT

Aulon Kurtishi, një talent që premton të ardhme në futboll

Sukseset e Aulon Kurtishit nuk kanë të ndalur. Futbollisti 16-vjeçar i Akademisë së Futbollit Shkëndija nga Tetova po dëshmon dita.ditës se është një nga talentet më premtues të futbollit të ri shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pas shpalljes kampion me gjeneratën U16 të Shkëndijës në Superligën e Maqedonisë, Auloni festoi edhe një sukses tjetër të madh kur ai u kurorëzua kampion në turneun ndërkombëtar “Future of Football U17\” të zhvilluar në Tiranë dhe të organizuar nga Mati Sport, ku morën pjesë akademi dhe klube të njohura nga rajoni.

Në finalen e turneut U17 Shkëndija triumfoi ndaj ekipit të Vorës nga Shqipëria me rezultat 2:0, duke ngritur lart trofeun e kampionit. Ky sukses ishte një tjetër dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit që karakterizon Aulon Kurtishin.

Hapat e parë në futboll Auloni i hodhi në klubin “Skënderbeu”, nën drejtimin e trajnerit Bashkim Bakiu. Falë talentit dhe angazhimit të tij, ai vazhdoi zhvillimin te Shkëndija e Tetovës, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Auloni luan kryesisht në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, por me sukses aktivizohet edhe si qendërsulmues. Paraqitjet e tij të shkëlqyera, golat e shumtë dhe loja dinamike kanë tërhequr vëmendjen e trajnerëve, ndërsa ai vazhdon të tregojë potencial të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje.

Megjithatë, ëndrra e Aulonit nuk përfundon me këto trofe. Ai synon të arrijë majat e futbollit evropian dhe një ditë të veshë fanellën e skuadrave më të mëdha në botë.

Aktualisht, Auloni vazhdon të punojë me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke pasur mbështetjen e madhe të familjes, trajnerëve dhe të gjithë atyre që besojnë në talentin e tij.

Shumë e përshkruajnë me fjalët: “Një talent që rrallë e njeh futbolli”.
Në linkun më poshtë mund të shifni qartë se për çfar futbollisti flitet ⬇️

Urime kampionit Aulon Kurtishi dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij drejt futbollit profesionist!

Banner

Related posts

Maradona – Osimhen, stafeta e dy epokave dhe titujve

admin

Sadiku e gatshme për turneun ndërkombëtar në Turqi

admin

200 milionë paund gati për “rifreskimin” e mesfushës

admin