AKTUALE

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, diskutohen zhvillimet politike në vend

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku janë shqyrtuar zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, si dhe prioritetet e veprimit për periudhën e ardhshme.

Sipas njoftimit të BDI-së, gjatë mbledhjes është diskutuar për sfidat me të cilat përballet vendi dhe për proceset aktuale politike, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me interesin e qytetarëve. Pjesëmarrësit kanë shkëmbyer qëndrime dhe vlerësime lidhur me situatën politike, duke nënvizuar nevojën për angazhim të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Në takim është vlerësuar edhe puna e strukturave partiake në terren, për të cilat është theksuar se po japin kontribut të rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të partisë.
Po ashtu, janë shqyrtuar aktivitetet e planifikuara për periudhën në vijim, me fokus në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për forcimin e rolit të BDI-së në zhvillimet politike në vend.

Ja postimi plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dje, konvokoi mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Në mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet e veprimit për periudhën në vijim.

Gjatë mbledhjes u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe pozicionimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët. Në këtë drejtim u shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime për proceset aktuale politike, si dhe për nevojën e një angazhimi të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Poashtu, u diskutua për aktivitetet që po zhvillohen në terren, me ç’rast u vlerësua lart angazhimi i strukturave partiake në të gjitha nivelet për forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në këtë drejtim, u shqyrtuan edhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, me fokus në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Kryesia ritheksoi përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin në mbrojtje të interesave të qytetarëve, Marrëveshjes së Ohrit dhe në funksion të forcimit të rolit të BDI-së në zhvillimet politike në vend.

Banner

Related posts

Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e Qytetit”

Gjyla Halili

Siljanovska-Davkova nga Forumi i Astanës: Kemi nevojë për një botë që i zgjidh problemet me parime, jo me forcë

Gjyla Halili

Rama në Prishtinë: Pa Hashim Thaçin nuk e dimë çfarë rruge do të kishte marrë Kosova

Gjyla Halili