KOSOVË

Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Banner

36 është numri i të miturëve të zhdukur në Shqipëri që vijnë nga Siria dhe Irani.

Kjo ka ndodhur vetëm në gjashtë muajt e fundit.

Lidhur më këtë dukuri, Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri shprehet se fëmijët e pashoqëruar janë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve dhe autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Këta janë fëmijë që vijnë nga vende si Siria dhe Irani. Fëmijët e pashoqëruar janë gjithnjë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve etj. Fakti që ata janë në Shqipëri, autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Por fakti që janë zhdukur e s’dihet se ku janë tregon se autoritetet vendase dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, kërkon që shteti të marrë të gjitha masat që garantojnë “të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit” pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, raporton Topchanel.

Banner

Related posts

MEK-u kryen sulme kibernetike ndaj Iranit, thotë ish-pjesëtari i muxhahedinëve

admin

Kosovë, VV-ja përjashton nga radhët e saj deputetin Haki Abazin

admin

Po të mos kishim ndërhyrë, tani do të mbanin zi për të vdekurit

admin

Leave a Comment