Lajme

Cakolli: Nëse vazhdon trendi i njejtë i votave me postë, VV mund të marrë 52 mandate

Eugen Cakolli, hulumtues nga “Demokracia në Veprim”, ka thënë se nëse trendi aktual i përqindjeve nga rezultatet e votave me postë vazhdon deri në fund të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje mund të mbërrijë në 52 ulëse në Kuvend.

Sipas Cakollit, trendi nënkupton që numri i votave të vlefshme me postë pritet të jetë në fund rreth 82 mijë e 500.

“Ajo që vërehet deri tani është se trendet e votimit me postë dallojnë nga ato të votimit në ambasada dhe konsullata. Nëse përqindjet aktuale të votave me postë do të mbeteshin përafërsisht të njëjta deri në përfundim të numërimit, projeksionet tregojnë se LVV do të ishte në zonën e 52 mandateve. Megjithatë, gara dhe lëvizjet për të paktën dy mandate tjera mbeten ende të hapura mes partive dhe rezultati përfundimtar do të varet nga mënyra se si do të shpërndahen votat në pjesën e mbetur të procesit të numërimit”, ka shkruar ai.

Banner

Related posts

Mexhiti: Parku “Rinia” në Fushë Topanë me hapësira të reja për rekreacion

Admin2

Milloshoski dhe Hricova: Mbështetja sllovake për integrimin evropian u konfirmua

Admin2

Si u bë historia e moldaves S.Ç. simbol i të gjitha viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në Mal të Zi

Admin2