Lajme

Mexhiti: U miratua faza e parë e sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, po realizohet një nga premtimet më domethënëse të VLEN-it

Kryetari i VLEN, Izet Mexhiti tha se gjatë ditës së djeshme u votua faza e pareë e ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që siç tha, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat. Mexhiti tha se presin të përfundojë plotësisht miratimi i Ligjit dhe më këtë, shtoi se përmbushet një nga premtimet më domethënëse të VLEN.

“Me miratimin e fazës së parë të sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, fillon kufizimi i vërtetë institucional i lojërave të fatit, largimi i tyre nga fëmijët dhe shkollat, si dhe mbrojtja më e fortë e familjeve nga një dukuri që ka lënë pasoja të thella në shoqërinë tonë prej vitesh.

Ky është vetëm një ndryshim ligjor.

Por mbi të gjitha, është një detyrim njerëzor, familjar dhe moral ndaj popullit tonë.

Qëllimi i VLEN-it është i qartë: të vendoset rend, të parandalohet përhapja e pakontrolluar e bixhozit, të mbrohen të rinjtë dhe t’i jepet fund varfërimit të mijëra familjeve që kanë paguar çmimin e kësaj plage të shoqërisë prej vitesh.

Do t’i mbrojmë fëmijët tanë.

Do t’i mbrojmë familjet tona”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Latifi dhe Tërnava intensifikojnë bashkëpunimin për interkoneksionin e ri energjetik Tetovë – Prizren

Admin2

Ministri Ferati priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Nuhi Aliu

Admin2

Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në

Admin2