AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova ka nevojë për hapësira të gjelbra, jo për ndërtesa të reja

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar lidhur me planet për shitjen e një parcele publike prapa One Hospital, duke theksuar se interesat e qytetarëve duhet të jenë mbi çdo interes tjetër.

Sipas Rexhepit, hapësirat publike në qytet duhet të ruhen dhe të zhvillohen në funksion të nevojave të banorëve, veçanërisht të të rinjve dhe familjeve. Ai vlerësoi se Tetova ka nevojë për më shumë sipërfaqe të gjelbra, kënde lojërash dhe zona rekreative, e jo për betonizim të mëtejshëm të qytetit.

“Çdo vendim që prek pronën publike duhet të jetë transparent dhe në interes të qytetarëve. Tetova meriton zhvillim të qëndrueshëm, planifikim urban modern dhe mbrojtje të hapësirave që u përkasin të gjithë qytetarëve”, deklaroi Rexhepi.

Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që të publikojnë të gjitha detajet lidhur me procedurat dhe planet urbanistike për këtë parcelë, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar dhe të kenë mundësi të shprehin qëndrimet e tyre.

Rexhepi theksoi se BDI do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që përmirësojnë cilësinë e jetës në Tetovë dhe që mbrojnë interesin publik.

Ja postimi plotë:

❗️Në mënyrë vizuale po ua shpalosim qytetarëve planin e autorëve të një prej skandaleve më të mëdha të organizuara për tjetërsimin e pronës publike në Tetovë.

👉Në këtë parcelë prapa One Hospital, pronë e qytetarëve të Tetovës, me sipërfaqe prej rreth 1.900 m², bëhet gati shitja me destinim ndërtimin e një ndërtese 6-katëshe.

📍Kjo pjesë e qytetit tashmë është e urbanizuar dhe ajo që i mungon nuk është edhe një ndërtesë tjetër, por një hapësirë e gjelbër, kënde lojërash për fëmijë dhe një skate-park për të rinjtë.

Por planet e kumbarit Azizi dhe ekzekutorit Kasami janë të qarta: shitje, ndërtim dhe përfitim personal.

Bëjeni vetë krahasimin dhe gjykoni. A është kjo Tetova që duam dhe meritojmë?

Banner

Related posts

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle do të punësoje një person me aftësi të kufizuara në Tiranë.

Gjyla Halili

VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT

Gjyla Halili