Qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë e 186 euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen sot, më 7 qershor.
Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur më 11 maj 2026. Për më pak se gjashtë muaj, vendi po organizon dy palë zgjedhje të parakohshme. Në total, vendit i kushtojnë mbi 18 milionë euro.
Ndërsa, për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, buxheti i planifikuar ishte 11.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve jopërfundimtare të KQZ-së, kanë qenë rreth 7.4 milionë euro. Kurse, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 i kushtuan buxhetit të Kosovës rreth 7.1 milionë euro.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Prej tyre: 8,755 (51.70 %) janë meshkuj ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra, kurse 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.KP
