Lifestyle

Bëhet për spital dhe anulon koncertin këngëtarja Eli Malaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar falje publike ndaj publikut dhe stafit të Patalathe Club për gjendjen e saj shëndetësore gjatë mbrëmjes së fundit.

Malaj bëri të ditur se po përballet me probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë, gjë që ndikoi në performancën e saj.

“Ju kërkoj ndjesë publikut që ndodhej sonte në Patalathe Club, si edhe stafit për gjendjen time. Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë”, shkroi këngëtarja.

Artistja shprehu keqardhjen për situatën dhe falënderoi të gjithë për mirëkuptimin, ndërsa fansat i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në skenë.

Banner

Related posts

Ronela anulon të gjitha aktivitetet muzikore

Admin2

Më 6 qershor 1998, HBO transmetoi episodin e parë të serialit Sex and the City

Admin2

Dasma luksoze e Dua Lipës shkakton zemërim në Siçili? Banorët protestojnë, këngëtarja raportohet se u pagoi kompensim?

Admin2