Lajme

Fillimi i gjykimit për vrasjen e Danka Iliq varet nga dy vendime

Gjykata e Lartë në Zajeçar ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 60 ditë të dyshuarve për vrasjen e vajzës dyvjeçare, Danka Iliq, në Banjsko Pole pranë Borit më 26 mars 2024 – Srgjan Jankoviq dhe Dejan Dragijeviq.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Apelit në Nish e konfirmoi aktakuzën e Prokurorisë së Lartë Publike në Zajeçar, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të cituara nga “Kurir”, pas konfirmimit të aktakuzës është praktikë e zakonshme që paraburgimi të vazhdohet për 60 ditë, deri në fazën e ardhshme të procedurës dhe caktimin e seancës gjyqësore.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë në Negotin ka ndërprerë procedurën penale kundër Radoslav Dragijeviqit (75), i cili akuzohej për moskallëzim të veprës penale dhe ndihmë ndaj autorit pas kryerjes së krimit.

Data e fillimit të gjykimit për rastin e Danka Iliq ende nuk është caktuar. Sipas informacioneve të “Kurir”, kjo varet nga dy çështje kryesore:

Përfundimi i procedurës që lidhet me Radoslav Dragijeviqin para Gjykatës së Apelit;
Vendimi për gjykatën kompetente që do të zhvillojë seancën kryesore.

Si opsione për zhvillimin e procesit përmenden Gjykata e Lartë në Negotin dhe ajo në Zajeçar. Edhe pse aktakuza tashmë është konfirmuar, procesi gjyqësor ende nuk ka nisur për shkak të disa çështjeve procedurale dhe të përgjegjësisë së të dyshuarve, të cilat pritet të sqarohen gjatë shqyrtimit kryesor gjyqësor.

Banner

Related posts

Ilir Hasani uron Kushtrim Ahmetin për zgjedhjen rektor në USHT: Fitorja e tij dëshmon se vlerat ende vlerësohen

Admin2

Drejtori i Shkollës Shqipe, Agron Dedivanaj, në 10-vjetorin e Fondit Humanitar Trieshi

Admin2

Qamili: Studentët e kërkuan Provimin e Jurisprudencës, ne po i bëjmë 48 provime dhe licenca në gjuhën shqipe

Admin2