AKTUALE

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjet me rastin e ditëve nacionale të Suedisë dhe Italisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Sh.T.Z. Ola Solström dhe Sh.T.Z. Paolo Palminteri, mori pjesë në pritjet e organizuara me rastin e ditëve nacionale të Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Italisë.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij për qytetarët e të dy vendeve mike dhe partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia dhe Italia i kanë dhënë vendit në proceset demokratike, integruese dhe zhvillimore.

Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të këtyre dy shteteve në përkrahjen e aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet vendeve.

Pritjet u zhvilluan në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ndërsjellë, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.

Ja postimi plotë:

Me ftesë të Sh.T.Z. Ola Solström dhe Sh.T.Z. Paolo Palminteri, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjet e organizuara me rastin e ditëve nacionale të dy vendeve mike dhe partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj evropian, Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Italisë.

Me këtë rast, përcolla urimet e mia për qytetarët e këtyre dy shteteve, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia dhe Italia i kanë dhënë vendit tonë në proceset demokratike, integruese dhe zhvillimore.

Banner

Related posts

Vala e të nxehtit ka mbërritur në Evropë, temperaturat do të kalojnë 40 gradë

admin

“Larg duart nga gjuha shqipe”, Ademi me akuza të forta ndaj Kostadinovskit

Gjyla Halili

RMV, funksionarët do të marrin paga më të larta për rreth 1000 euro

admin