AKTUALE

Ali Ahmeti: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi moment historik, Forumi Shqiptar model i unitetit politik shqiptar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përshëndetur bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumin Shqiptar.

Ahmeti e ka vlerësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe rritjes së unitetit në mbrojtje të interesave të tyre kombëtare dhe qytetare në rajon.

Sipas tij, bashkimi i subjekteve politike shqiptare rreth një platforme të përbashkët përbën një mesazh të qartë se bashkëpunimi dhe koordinimi politik janë thelbësore për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për forcimin e zërit të tyre në institucionet përkatëse.

Ai ka theksuar gjithashtu se uniteti politik mbetet një faktor kyç për suksesin e përfaqësimit shqiptar në vendet e rajonit, duke inkurajuar vazhdimin e kësaj fryme bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ja postimi plotë:

Përshëndes me respekt dhe kënaqësi bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi nën një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar.

Ky hap i rëndësishëm dëshmon se uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare, forcimin e përfaqësimit politik dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Bashkimi i shqiptarëve rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit tonë kombëtar. Ky vendim i pjekur politik përcjell një mesazh të fuqishëm se interesat e qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar duhet të jenë mbi çdo dallim partiak.

Uroj që ky bashkim të sjellë edhe më shumë sukses, zhvillim dhe zë të fuqishëm për shqiptarët në Mal të Zi. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë.

Banner

Related posts

Sela nga Tetova: Fatin e shtetit e vendos populli, jo Mickoski dhe kukullat e tij te Opozita shqiptare

Gjyla Halili

Drejtori i MEPSO Burim Latifi avanson në pozita udhëheqëse dy shqiptarë që shkollimin e kanë kryer me mesatare 10.00

Gjyla Halili

Bekim Berisha godet Izet Mexhitin: “As për 100 vjet nuk i arrin sukseset e Artan Grubit!”

Gjyla Halili