AKTUALE

Kuzeska: Bllokada politike po e mban Maqedoninë jashtë BE-së

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se Maqedonia po largohet nga Bashkimi Evropian dhe për këtë, sipas saj, përgjegjëse janë politikat e qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ajo tha në emisionin “Noqno Studio” në 4TV se qeveria po e bllokon procesin e integrimit evropian dhe po dëmton qytetarët me mungesën e reformave dhe përplasjet politike.

Kuzeska kritikoi edhe refuzimin e propozimeve për referendum, duke thënë se vendi mund të mbetet për shumë vite jashtë BE-së.

Ajo përmendi se qytetarët po përballen me rritje çmimesh dhe paga të ulëta, ndërsa sipas saj, të rinjtë po largohen nga vendi për të punuar jashtë shtetit.

Gjithashtu, ajo kritikoi edhe stilin e jetesës së kryeministrit, duke përmendur orën e tij të shtrenjtë, dhe tha se politikanët nuk e ndjejnë realitetin e qytetarëve.

Sipas saj, rreth 25.000 punëtorë sezonalë tashmë punojnë jashtë vendit, gjë që tregon, siç u shpreh ajo, problemet e mëdha ekonomike dhe sociale në vend.

Banner

Related posts

Nga sot nis zbatimi i sistemit të ri të kalimit kufitar në BE

Gjyla Halili

BDI: Raporti i PE-së konfirmon se me VLEN-in në qeveri është rritur ndikimi i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përkujton 45-vjetorin e demonstratave të vitit 1981: Themeli i rrugës drejt lirisë dhe barazisë

Gjyla Halili