AKTUALE

Komunikacion i qetë në të gjithë vendin, apel për respektimin e sinjalistikës përcjell

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira për qarkullim, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacionit të fundit, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe rajone malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë, ku mund të paraqiten rrëshqitje të materialeve nga shpatet përreth.

Banner

Related posts

Nesër në Brindizi, një tjetër iniciativë diplomatike bëhet realitet

admin

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!

Gjyla Halili

Tentativa e 11-të, a do të zhbllokohet sot Kuvendi i Kosovës?

Gjyla Halili