Lajme

Gjykata austriake dënon me 15 vjet burg Beran A, dy vite më parë planifikonte sulm në koncertet e Taylor Swift në Vjenë

15 vite burg për Beran А., me origjinë nga Maqedonia, i cili planifikonte sulm në koncertin e Taylor Swift në Vjenë. Një gjykatë në Austri ka dënuar me 15 vite burg Beran А., i lindur në Austri nga prindër me origjinë nga Maqedonia, pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe aktivitete terroriste lidhur me planifikimin e një sulmi në koncertin e këngëtares Taylor Swift në Vjenë.

Sipas mediave austriake dhe gjermane, i riu ishte radikalizuar përmes propagandës islamiste në internet dhe kishte planifikuar sulmin për motive ideologjike dhe fetare. Hetimet zbuluan se ai synonte të shkaktonte viktima masive mes mijëra pjesëmarrësve në koncertet që ishte planifikuar të mbaheshin verën e kaluar në kryeqytetin austriak.

Shërbimet austriake të sigurisë arritën ta zbulojnë planin me kohë, pas çka koncertet u anuluan për arsye sigurie. Rasti shkaktoi reagime të mëdha në opinionin publik evropian dhe riktheu shqetësimet për kërcënimet terroriste në ngjarje të mëdha muzikore dhe sportive.

Gjykata vlerësoi se bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht serioz me shkallë të lartë rrezikshmërie, duke i shqiptuar dënim prej 15 vitesh burg.

Banner

Related posts

Vitin e ardhshëm pritet të mbarojë gazsjellësi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, vlerësoi Ministria e Energjetikës

Admin2

Ahmeti nga Shkupi: BDI nuk frikësohet dhe nuk mposhtet, mbetemi të përkushtuar për integrimin evropian

Admin2

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Admin2

Leave a Comment