AKTUALE

El Hilali realizoi therjen e kurbaneve në Sellcë të Tetovës

Shoqata humanitare El Hilali ka realizuar therjen e kurbaneve në fshatin Sellcë të Tetovës, në kuadër të autorizimeve të donatorëve individualë për përmbushjen e këtij obligimi fetar.Aktiviteti u zhvillua në një ambient të veçantë natyror, mes freskisë së vegjetacionit malor, duke sjellë një atmosferë të denjë për këtë akt të rëndësishëm fetar dhe humanitar.Therja e kurbaneve përfaqëson një nga format më të larta të përkushtimit dhe dorëzimit para Krijuesit, si dhe një mundësi për të shprehur solidaritetin dhe kujdesin ndaj familjeve në nevojë.Mishi i kurbaneve të therura do të shpërndahet tek familjet përfituese në vend, duke sjellë gëzim dhe mirësi në prag të festës së Kurban Bajramit.Nga El Hilali vlerësojnë se kjo veprimtari pasqyron frymën dhe esencën e Bajramit, e cila ndërtohet mbi sakrificën, humanizmin dhe ndarjen e të mirave me të tjerët.Me këtë rast, u shprehën falënderime për të gjithë donatorët që besuan dhe kontribuuan në realizimin e këtij aksioni, si dhe për aktivistët dhe vullnetarët që u angazhuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e tij.“Zoti ua pranoftë nijetet dhe qëllimet e donatorëve, si dhe mundin e aktivistëve të El Hilalit”, thuhet në mesazhin përmbyllës të organizatorëve.

Banner

Related posts

Instituti Kosovar PIPS: Me 8 maj, Fronti 22 deputetë, Vlen 10 deputetë

Gjyla Halili

Rritet çmimi i naftës/ Bordi i Transparencës publikon çmimin e shitjes në treg

admin

MYFTIU PRITI NË VIZITË MYFTIUN E SHKODRËS

Gjyla Halili