
Lidhja Miqtë e At Gjergj Fishtës në Diaspor, në bashkëpunim me Provincialin Françeskan të Shkodrës dhe bashkatdhetarë nga diaspora shqiptare, ka nisur projektin për ribotimin luksoz përkujtimor të kryeveprës së At Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malcís”, bazuar në edicionin e vitit 1958.
Sipas organizatorëve, projekti synon të ruajë dhe promovojë një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, e cila konsiderohet si epika kombëtare e shqiptarëve. “Lahuta e Malcís” u shkrua nga At Gjergj Fishta përgjatë më shumë se tre dekadave dhe i solli autorit nominimin për Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1937.
Organizatorët theksojnë se vepra pati një rol të rëndësishëm në forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe, për këtë arsye, u ndalua gjatë periudhës komuniste në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi. Edicioni i vitit 1958, i botuar në Romë nga At Danjel Gjeçaj, konsiderohet një nga botimet më të rëndësishme të veprës, duke ruajtur dhe përsosur trashëgiminë letrare të Fishtës.
Ribotimi përkujtimor synon të nderojë sakrificën e popullit shqiptar për liri, si dhe kontributin e françeskanëve në ruajtjen e letërsisë, kulturës dhe historisë kombëtare ndër breza.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, projekti parashikon shtypjen e 5,000 kopjeve dhe do të realizohet nga shtëpia botuese Olymp në Prishtinë. Kostoja e përgjithshme e projektit është vlerësuar në 66,230 euro, ndërsa përfundimi i tij pritet në dhjetor të vitit 2026.
Deri më tani, përmes donacioneve të shqiptarëve nga diaspora, veçanërisht nga shtetet amerikane Michigan dhe California, janë mbledhur mbi 38 mijë dollarë. Ndër kontribuuesit më të mëdhenj figurojnë individë, familje dhe shoqata shqiptare që kanë mbështetur financiarisht realizimin e projektit.
Organizatorët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë donatorët dhe mbështetësit e fushatës, duke premtuar transparencë të plotë për çdo shpenzim dhe kontribut deri në përfundimin e projektit.
Fushata e mbledhjes së fondeve vazhdon dhe mbështetësit mund të kontribuojnë përmes platformës GoFundMe.
Ja postimi plotë:
🔗Donate/Dhuroni: https://gofund.me/f3084e24d
Të gjitha informacionet për projektin e Ribotimit Luxsoz Përkujtimor Lahuta e Malcís edicioni 1958.
‼️Donacionet = $38,900 of $85,000 goal‼️
1️⃣ Kopertina e librit
2️⃣ Leje për botimin e vepres e nënshkruar nga Provinciali Françeskan të Shkodrës
3️⃣ Ofertë për ribotiminin e nënshkruar me shtëpinë botues Olymp Prishtinë
4️⃣ Donatorët dhe parametrat e projektit (më poshtë).
Fushat për ribotimin e Lahutës së Malësisë
Të dashur miq,
Në bashkëpunim me Provincialin Françeskan të Shkodrës, bashkëatdhetarët, dhe diasporen Lidhja Miqtë e At Gjergj Fishtës në Diaspor ka filluar projektin për ribotimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës – Lahuta e Malcis.
Lahuta e Malcis është epika kombëtare e popullit Shqiptar që bashkon dhe lavdëron mozaikun tonë ndërfetar dhe kombëtar. At Gjergj Fishta punoi më shumë se tre dekada për ta përfunduar dhe në vitin 1937 u nominua për Çmimin Nobel në Letërsi, duke ia forcuar vendin në historinë ndërkombëtare të letërsisë.
Për shkak të rëndësisë së Lahutës së Malcis në zgjimin e shpirtit liridashës dhe kombëtar, libri u ndalua si në Shqipërinë komuniste ashtu edhe në Jugosllavi. At Danjel Gjeçaj, Frati Françeskan i mërguar në Itali, e ruajti dhe e përsosi këtë kryevepër me botimin 1958 në Romë.
Ribotimi Luksoz Përkujtimor Edicioni 1958 përkujton sakrificën e popullit Shqiptar për liri, dhe njëkohësisht kujton kontributin e Françeskanëve në ruajtjen e letersisë dhe të historisë tonë të lavdishme gjatë gjithë kohërave.
Shpresojmë që do të jetë një projekt i suksesshëm që do të fyrmëzoj ruajtjen e këtij thesarit letrar dhe të vetëdijes kombëtare Shqiptare për brezat që vijnë. Jemi të vetëdijshëm për bamirësinë e miqve dhe bashkatdhetarëve tanë dhe shpresojmë që ata të na bashkohen për këtë projekt të rëndësishëm. Falenderojmë dhe nderojmë të gjithë donatorët.
Të gjitha kostot e projektit së bashku me donacionet do të llogariten në mënyrë transparente.
Parametrat e Projektit:
Numëri që do të Shtypet: 5,000 copë
Shtëpia Botues: Olymp në Prishtinë me pronar Liridon Zekaj dhe me sugjerim të Këshilltat Ministrit të Republikës së Kosovës në Londër Bejtullah Destani.
Kostoja e Projektit: €66,230 (përafërsisht $80,000) + transporti që do të llogaritet para ngarkimit me mas dhe pesh.
Përfundimi i Projektit: Dhjetor 2026
Donacionet deri më sot:
Michigan:
1. Mark Nikolle P.Lulgjuraj – $1,000.00
2. Jozef Dedvukaj – $2,000.00
3. Paul Shkreli – $1,000.00
4. Ndoc Lumaj – $1,000.00
5. Marjan Gjolaj – $1,000.00
6. Dom Gjovani Kokona – $500.00
7. Ervin Tinaj – $500.00
8. Kujtim & Violeta Sterbyci – $500.00
9. Sokol Pllumbi – $700.00
10. Leke Leci Gjonaj – $500.00
11. Rrok Koleci – $500.00
12. Dr. Anton Lajcaj – $300.00
13. Pjeter Zef Markaj – $500.00
14. Marash Nucullaj – $1,000.00
15. Gjon Frani Gjolaj – $500.00
16. Ylli Gilaj – $500.00
17. Kole Sylaj – $500.00
18. Nua Lulash Gorvokaj – $500.00
19. Driton Palushi – $500.00
20. Vata Tinaj – $300.00
21. Hil Palushaj $300.00
22. Gjovalin Gjelaj $200.00
23. Ndok Macaj – $200.00
24. Leon Nikprelaj – $300.00
25. Marash Micakaj – $200.00
26. Gjergj Kola Lajcaj – $200.00
27. Palok Toma Berishaj – $200.00
28. Tony Gojcaj – $300.00
29. Gjon Pjetër Gjolaj – $300.00
30. George Ivanaj – $300.00
31. Prel Popaj – $100.00
32. Vasko Perkaj – $200.00
33. Luigj Gjokaj – $300.00
34. Robert Nikprelaj – $500.00
35. Nike Z. Laloshaj – $500.00
36. Simon Shtjefen Ivezaj – $100.00
37. Gjeto Luca Sinishtaj – $150.00
38. Gjoka Luca Sinishtaj – $200.00
39. Maltin Gjergj Jaku – $300.00
40. Prek Zefi Camaj – $150.00
41. Shoqata Atdhetare Malsia e Madhe (Detroit) – $1,000.00
42. Gjon Duhanaj – $200.00
43. Gjoke K. Gojcaj – $200.00
44. Rrok Dedivanaj – $200.00
45. Nua Kola Gojcaj – $200.00
46. Pashko Kola Gojcaj – $200.00
47. Agostin Gjekaj – $200.00
48. Valentin Lumaj – $200.00
49. Alisa Gjoni – $200.00
50. Kanto Marashi Dushaj – $200.00
51. Anton Syli – $100.00
52. Edvin Hoti – $100.00
53. Luigj Nilaj – $100.00
54. Leke Pashku Pecaj – $100.00
55. Luigj Mark Sinishtaj – $100.00
56. Luk Loro Ejlli – $100.00
57. Zef Vucinaj – $100.00
58. Nisho Preci Sinishtaj – $500.00
59. Dr. Gjeka Gjelaj & Family – $5,000.00
60. Dr. Marjan Dema – $100.00
61. Agron Dedivanaj – $500.00
62. Vilson Sinishtaj – $1,000.00
63. Aledon Toma – $100.00
64. Mateo & Dante Zefi – $1,000.00
65. Edrin Toma – $200.00
66. Julian Tinaj – $100.00
67. Antonio Dedgjonaj – $200.00
68. Gjergj Nika Ivezaj – $200.00
69. Gjevalin Gegaj – $500.00
70. Anton Suli – $200.00
71. Eraldo Gjonaj – $100.00
72. Franz Llesh Grishaj – $100.00
73. Vuksan Prela Juncaj – $100.00
74. Ednik Toma – $100.00
75. Fran Pashko Shkreli – $100.00
76. Altin Zaloshnja – $100.00
77. Aleksander Gjeke Gjelaj – $1,000.00
78. Pjeter Stanaj – $1,000.00
79. Marash Micakaj – $200.00
80. Doda Ivanaj – $200.00
81. Gjon Nikollë Stanaj – $300.00
California:
1. Enver Giokaj – $1,000.00
2. Sheki Krniq – $500.00
3. Safedin-Sajo Beqaj – $500.00
4. Ismet Dakaj – $200.00
5. Mark Zefi Gjeloshaj – $200.00
6. Toni Gjurashaj – $200.00
7. Salih Gjokaj – $200.00
8. Nexhad Nikaj – $100.00
9. Muhamed Hakaj – $100.00
Falenderojmë të gjith donatorët për mbështetje dhe gjithashtu falenderojmë Nrec Merditaj dhe Pjerin Prekaj që shtruan darkën e fondmbledhjes me vlerë $4,000.
‼️Total = $38,000/$85,000‼️


