AKTUALE

Ali Ahmeti përgëzon Ardian Gjinin për zgjedhjen në krye të AAK-së

Ali Ahmeti ka përgëzuar zgjedhjen e kryetarit të ri të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ardian Gjini, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që AAK-ja ka luajtur ndër vite në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e orientimit euro-atlantik të vendit.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi se AAK-ja ka qenë një forcë shtetformuese me kontribut të vazhdueshëm në proceset demokratike dhe në mbrojtjen e interesit kombëtar shqiptar. Ai vlerësoi gjithashtu lidershipin e deritanishëm të z. Ramush Haradinaj, duke nënvizuar përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ahmeti shprehu bindjen se edhe z. Gjini do ta vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në funksion të forcimit të AAK-së dhe avancimit të Republikës së Kosovës.

“Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të re”, thuhet në mesazhin e liderit të BDI-së.

Banner

Related posts

Fjalimi i Ali Ahmetit në Prishtinë

Gjyla Halili

Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president

Gjyla Halili

Faton Ahmeti me Ali Ahmetin rrugës për në Prishtinë: “Sot, jemi të gjithë UÇK!”

Gjyla Halili