AKTUALE

ANKETAT E POROSITURA NGA BEOGRADI NUK MUND TA KRIJOJNË VULLNETIN POLITIK TË SHQIPTARËVE

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për publikimin e një tjetër ankete të porositur, e cila përmes portaleve dhe qendrave propagandistike pranë qeverisë tenton të krijojë perceptim të rremë dhe manipulim psikologjik te elektorati shqiptar.

Fakti që pronarja e agjencisë që qëndron pas kësaj ankete është Vesna Kuzmanović vetëm sa i forcon dyshimet se projekti VLEN nuk është projekt autentik politik shqiptar, por një konstrukt i mbështetur dhe menaxhuar nga qendra të jashtme që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptarët në këtë vend nuk janë laborator politik për agjenda të huaja dhe as vullneti i tyre nuk mund të modelohet me anketa të porositura nga Beogradi, të shpërndara përmes propagandës qeveritare dhe të mbështetura nga struktura që çdo ditë punojnë kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër gjuhës shqipe dhe kundër demokracisë multietnike.

Është tepër simptomatike që sa herë qeveria përballet me dështime, krizë ekonomike, tensione ndëretnike dhe rënie të besimit qytetar, në opinion shfaqen “anketa” me narrativ identik dhe me objektiv të qartë politik.

BDI mbetet e bindur se qytetarët e dallojnë shumë mirë përfaqësimin autentik politik nga projektet e prodhuara në qendra të huaja të fuqisë. Zëri i shqiptarëve nuk mund të blihet, as të dirigjohet nga Beogradi.

Related posts

Djali i Adem Jasharit në Shkup me Izet Mexhitin

admin

U shpif se ka ndarë rrugët me Ali Ahmetin reagon Qefali Avzija: Mbetem besnik i komandantit dhe përkrahës i fuqishëm i Bajram Rexhepit

Gjyla Halili

Blerim Bexheti pjesmarës në manifestimin e ndarjes së bursave për studentë nga fondacioni Albiz

Gjyla Halili