AKTUALE

25 vjet nga Marrëveshja e Prizrenit, Krenar Lloga thirrje për unitet politik: “Shqiptarët dinë të flasin me një zë”

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Prizrenit (2001–2026), ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kujtuar rëndësinë historike të këtij momenti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ajo marrëveshje mbetet simbol i unitetit politik dhe përgjegjësisë kombëtare.

“Një çerek shekulli më parë, në kohë të vështira dhe vendimtare për shqiptarët në Maqedoni, në Prizren u hodhën themelet e unitetit politik dhe koordinimit kombëtar për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe të ardhmes së shqiptarëve në vend”, theksoi Lloga.
Sipas tij, Marrëveshja e Prizrenit dëshmoi se kur interesi kombëtar vihet mbi interesat partiake, shqiptarët dinë të flasin me një zë dhe të ndërtojnë zgjidhje për sfidat më të mëdha politike e kombëtare.

Ai shtoi se edhe sot, pas 25 vitesh, uniteti, barazia dhe dinjiteti mbeten vlera që duhet të udhëheqin spektrin politik shqiptar.

Në reagimin e tij, Lloga ka komentuar edhe zhvillimet aktuale politike, duke vlerësuar se koalicioni VLEN ndodhet përballë një momenti vendimtar politik.

“Sot, VLEN mund ta përsërisë historinë ose ta groposë veten. Përpara kanë vetëm pak muaj”, ka deklaruar ai.

Ja postimi plotë:

25 vjet nga Marrëveshja e Prizrenit (2001–2026)

Një çerek shekulli më parë, në kohë të vështira e vendimtare për shqiptarët në Maqedoni, në Prizren u hodhën themelet e unitetit politik dhe të koordinimit kombëtar për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe të ardhmes së shqiptarëve në vend.

Marrëveshja e Prizrenit mbetet dëshmi se kur interesi kombëtar vihet mbi interesat partiake, shqiptarët dinë të flasin me një zë dhe të ndërtojnë rrugëdalje për sfidat më të mëdha. Ajo ishte një thirrje për dialog, përgjegjësi dhe vizion politik në një nga periudhat më të ndjeshme të historisë sonë të re.

Sot, 25 vjet më vonë, kujtojmë me respekt ata që kontribuan në këtë proces dhe rikujtojmë se uniteti, barazia dhe dinjiteti mbeten vlera që duhet të na udhëheqin edhe në të ardhmen. Po sot, partia Vlen mund të përsërisë historinë ose të gropos veten, kanë përpara pak muaj!

#ShqiptarëtMunden #ShqiptarëtDijnë

Banner

Related posts

Në foltoren kryesore të Samitit të Sigurisë Kibernetike në Paris: Dukaj porositi se qëndrueshmëria kibernetike e Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë evropiane

Gjyla Halili

Shpenzimet mujore nuk mund të mbulohen as me dy paga minimale

admin

Udhëzimi administrativ është instrument demokratik, Krasniqi: Nuk jemi këtu t’i plotësojmë kërkesat e Beograditc

admin