AKTUALE

Prishtina nderon heroinjtë: Më 28 maj përkujtohen Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci

Përparim Rama ka njoftuar se më 28 maj, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore në nder të dy figurave të shquara të luftës çlirimtare, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

Ceremonia do të mbahet me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të tyre, duke përfshirë homazhe dhe aktivitete përkujtimore që synojnë të nderojnë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Kryetari Rama theksoi se Prishtina mbetet qyteti që ruan dhe nderon kujtesën historike të atyre që u flijuan për lirinë dhe shtetin, duke vlerësuar se figurat e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit përfaqësojnë shembull të qëndresës dhe atdhedashurisë.

Nën patronatin e Kryeqytetit, aktiviteti pritet të mbledhë përfaqësues institucionalë, familjarë të heronjve, si dhe qytetarë që do t’i bashkohen nderimit për dy figurat e pavdekshme të historisë së Kosovës.

Ja postimi plotë:

Mikun tim, Ramizin, e njoftova se më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ceremonia përkujtimore me rastin e ditëlindjes dhe rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Prishtina do të mbetet gjithmonë qyteti ku nderohen me krenari ata që rezistuan, luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe shtetin që sot e kemi. 🇽🇰 🇦🇱

Nën patronatin e Kryeqytetit, më 28 maj do të përkujtojmë me dinjitet dy figura të pavdekshme të kombit shqiptar Fehmiun dhe Xhevën.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja

Gjyla Halili

BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in si humbëse në Qeveri

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Takim vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj

Gjyla Halili