AKTUALE

Shkup: Takim Ahmeti–Rokas, fokusi në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Banner

Në Shkup është zhvilluar një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektiva evropiane e shtetit.

Gjatë takimit, palët kanë trajtuar obligimet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave të nevojshme dhe përmbushjen e detyrimeve institucionale.

Ahmeti ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë për vendin.

Ndërkohë, bashkëbiseduesit kanë vlerësuar rëndësinë e vazhdimit të reformave, forcimit të sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve si kushte kyçe për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Ja postimi plotë:

Sot në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të reformave, forcimit të shtetit ligjor, funksionimit demokratik të institucioneve dhe ruajtjes së orientimit pro-evropian të vendit, si parakushte kyçe për avancimin e procesit integrues.

Banner

Related posts

“Golden Eco” është projekt i menduar dhe organizuar me kujdes për të funksionuar në mënyrë efikase, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Gjyla Halili

“Faqja e zezë u qoftë, kanë dëmtuar gjithandej” – Ali Ahmeti me kritika nga Çairi për faktorin shqiptar

Gjyla Halili

Ministrja Dimitrieska-Koçoska në Forumin e 10-të Ekonomik të Delfit

Gjyla Halili