AKTUALE

VMRO-DPMNE: Filipçe hesht dhe bashkëpunon me mohuesit e Maqedonisë

Dy javë pas deklaratës së Ministres së Jashtme bullgare Velislava Petrova Çamova, e cila e quajti popullin maqedonas “maqedonas të Veriut”, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, vazhdon të heshtë”, thonë nga VMRO-DPMNE duke akuzuar kryetarin e LSDM-së heshtja e tij është “një turp dhe poshtërim i drejtpërdrejtë për popullin dhe shtetin maqedonas”.

“Venko Filipçe nuk ka qëndrim dinjitoz dhe nuk mbron identitetin kombëtar. Ai hesht përballë fyerjeve nga Bullgaria, bën llogaritje personale dhe vazhdon me një politikë servilizmi”, thuhet në deklaratë.

“Filipçe nuk u distancua nga qëndrimet ofenduese të anëtarëve të partisë së tij. Ata përmendën veçanërisht anëtarin e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Rubin Zemon, i cili deklaroi publikisht se Goce Delçev është një mit dhe se ai “nuk bëri asgjë për Maqedoninë””.

“Filipce po ndjek një politikë poshtërimi dhe po hap hapësirë për shantazhe të reja ndaj Maqedonisë, vetëm për të ardhur në pushtet. Ndërsa populli maqedonas pret një qëndrim të vendosur burrështetas dhe vija të kuqe mbi identitetin, gjuhën dhe historinë, Filipçe mbështet në heshtje narrativat që mohojnë Maqedoninë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Gjyla Halili

20 vjet nga Pavarësia e Malit të Zi: Shqiptarët mes pritjes dhe realitetit

Gjyla Halili

Nikollovski: Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit

Gjyla Halili