
Gjatë vazhdimit të vizitës zyrtare në Maqedonia e Veriut, Nikolla Camaj u takua me Jovan Mitreski. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet dy parlamenteve, si dhe gatishmëria për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Nënkryetari Mitreski e përgëzoi Malin e Zi për përparimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe me këtë rast kërkoi mbështetjen e Malit të Zi për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të opozitës në një shoqëri demokratike, duke nënvizuar se të gjithë aktorët politikë duhet të veprojnë së bashku në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të shoqërisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo politike.
Këtë qëndrim e mbështeti dhe e konfirmoi nënkryetari Camaj, duke theksuar se Mali i Zi përfaqëson një shembull të bashkëjetesës së suksesshme të popujve dhe komuniteteve të ndryshme, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe harmoninë multietnike.
Nënkryetari Camaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, veçanërisht përmes punës së grupeve të miqësisë, duke nënvizuar se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut posedojnë burime dhe potenciale të rëndësishme që, përmes bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave, mund të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të shteteve.

