AKTUALE

Mevlan Ademi: Studentët nga Tirana i dërguan dhunshëm në Kumanovë, protesta është në Shkup

Banner

Nga protesta studentore në Shkup, aktivisti Mevlan Ademi ka deklaruar se pjesëmarrja masive po tregon revoltën dhe mbështetjen e madhe qytetare ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë, raporton Flaka

“Nuk po shihet fundi i njerëzve”, u shpreh Ademi para protestuesve, teksa turma vazhdonte të shtohej në rrugët e kryeqytetit.

Ai komentoi edhe reagimet rreth përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në protestat e mëparshme, duke bërë thirrje që simboli kombëtar të ngrihet edhe më lartë.

“U ankuan për flamurin shqiptar herën e kaluar, ju lus ngriteni më lartë”, deklaroi Ademi mes brohoritjeve të pjesëmarrësve.

Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe forcave policore, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe mbrojtje për protestuesit.

“Polici e dashur, edhe neve duhet të na mbroni”, tha ai.

Ademi pretendoi gjithashtu se studentët që kishin ardhur nga Tirana janë larguar me forcë nga hyrja e Shkupit.

“Studentët nga Tirana dhunshëm i dërguan në Kumanovë, protesta është në Shkup”, deklaroi ai gjatë protestës.

Protesta studentore në Shkup po mbahet me kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe dhe respektimin e të drejtave të studentëve shqiptarë në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka

Banner

Related posts

Lëvizja Populli e Zejdi Rexhepit futet në Qeveri, Onur Ali zgjidhet zv.ministër i Kulturës

Gjyla Halili

I riu nga Zhelina: “Largohem për në Europë, këtu nuk jetohet”

Gjyla Halili

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

admin