AKTUALE

Skandal në kufi: Mevlan Ademi kërkon lirimin urgjent të studentëve të ndaluar

Njëri nga organizatorët e protestës së sotme, Mevlan Ademi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të disa shtetasve shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare, të cilët sipas deklarimeve po udhëtonin në mënyrë paqësore në mbështetje të një kauze studentore.

Në reagimin e tij, ai thekson se ndalimi i tyre është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet për lejimin e hyrjes së tyre.

Gjithashtu paralajmërohet se, në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë institucionale, mund të ndërmerren protesta dhe marshime drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Ja postimi plotë:

Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë.

Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!

Banner

Related posts

Më shtrenjtë se në Gjermani, mërgimtarët të habitur me çmimet e larta në Maqedoni

Gjyla Halili

Fjala e kryetarit të shoqërisë Lëvizja , Xhevat Gjini në akademinë përkujtimore për 41 dëshmorët e Atëdheut

Gjyla Halili

Kryetari i Çairit Visar Ganiu me Presidentin Pendarovski në një manifestim arsimor

admin