
Gazetari shqiptar nga Kosova, Lirim Mehmetaj përmes një postimi në profilin etij ka dalur në mbështetje të studentëve shqiptarë duke theksuar se Një damar shqiptarie po rreh në Shkup më shumë se kudo tjetër, me studentët shqiptarë që po bëjnë atë që politika shqiptare do të duhej po nuk e bën për ta.
Një damar shqiptarie po rreh në Shkup më shumë se kudo tjetër, me studentët shqiptarë që po bëjnë atë që politika shqiptare do të duhej po nuk e bën për ta…
Me një shtet si Shqipëria që as nuk i kupton, me një shtet si Kosova që veç i pengon dhe me politikanë shqiptarë atje që zvarriten si bolla pa pikë dinjiteti për një post më shumë, studentët shqiptarë kanë mbetur vetëm në luftën për diçka krejt bazike, mundësinë që të jenë shqiptarë, të flasin shqip, të studiojnë shqip, të testohen shqip.
Shqiptarëve në Maqedoni guximi ua fitoi luftën, por fatkeqësisht lakmia e politikanëve ua humbi fitoren.
Prandaj, është e rëndësisë jetike që nesër të mbështetën fort e shumë studentët shqiptarë në protestën e tyre që mbahet para Urës së Gurit në Shkup, në orën 16:30.
Është një kërkesë e vetme: Studentët që studiojnë juridik në gjuhën shqipe, ta kenë mundësinë që edhe provimin e jurisprudencës ta mbajnë në po atë gjuhë, në gjuhën e vet.
