AKTUALE

“Tash krejt do rrimë rahat, sepse…”, Bujar Osmani u reagon Kasamit dhe Mexhitit

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj postimeve të liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët paraprakisht kishin publikuar mesazhin “Rrini rahat” në prag të protestës së studentëve, përcjell Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se tashmë “krejt do rrimë rahat”, pasi sipas tij “punën e kanë marrë në dorë studentët”.

“Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë”, ka shkruar Osmani./ Zyrtare.net

Banner

Related posts

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE, kemi aleatë të fortë kundër sulmeve kibernetike

admin

Çdo i treti në depresion!

admin

Arbër Ademi: Ministrja serbe mohoi masakrat ndaj shqiptarëve, VMRO dhe VLEN heshtin

Gjyla Halili