AKTUALE

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi: Askush nuk e ndal zërin e rinisë shqiptare

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar se rinia shqiptare po ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e saj kushtetuese.

Në reagimin e tij publik, Ademi u shpreh se zëri i rinisë shqiptare po dëgjohet fuqishëm përballë çdo tentative që cenon gjuhën shqipe, flamurin kombëtar dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Ai theksoi se protestat e studentëve përfaqësojnë kërkesën për barazi, dinjitet dhe një të ardhme europiane për shqiptarët në Maqedonia e Veriut.

“Rinia e ka fjalën dhe askush nuk mund ta ndalë zërin e saj në mbrojtje të identitetit dhe të drejtave kombëtare,” thuhet në mesazhin e Ademit.

Deklarata e tij vjen në prag të protestës së paralajmëruar në Shkup, ku studentë shqiptarë nga disa qytete të vendit do të marshojnë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Ja postimi plotë:

Zeri i rinisë po ngritet për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti, për flamurin kombëtar të përdhosur nga shteti, për përfaqësimin shqiptar të sakatosur nga shteti, për ëndrrën europiane të ndaluar nga shteti, për vullnetin kombëtar të nëpërkëmbur nga shteti, ata po protestojnë për të ardhmën e barabartë dhe europiane!

Prandaj, zgjidhjet e juaja Karakamishiane NO PASSARAN!

MJAFT MË 🖐️, Rinia e ka fjalën!✊

Banner

Related posts

BDI: Pse gjysmëkryetarët e VLEN-it ende heshtin pas pranimit të udhëheqësit të tyre, Bekim Qoku, se janë “tmerrësisht të dobët”

Gjyla Halili

Ahmeti në Hotël për ngushëllime te familja e dëshmorit Emerllahu

Gjyla Halili

Osmani: Ditë historike, Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në lëvizje politike

Gjyla Halili