AKTUALE

Fatmir Limaj mbështet zërin e studentëve shqiptarë: Të rinjtë kanë sjellë gjithmonë ndryshim

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët dhe të rinjtë shqiptarë, duke vlerësuar rolin e tyre në mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe shoqërore.

Në reagimin e tij publik, Limaj theksoi se historia ka dëshmuar se sa herë të rinjtë shqiptarë janë ngritur me guxim dhe dinjitet, zëri i tyre është bërë zëri i popullit dhe ka sjellë ndryshim.

Ai nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe qëndresës së shqiptarëve, duke shtuar se mbrojtja e identitetit kombëtar dhe e të drejtave të fituara kërkon angazhim të përbashkët.

“Shqiponja gjithmonë fluturon më lart kur bijtë dhe bijat e saj qëndrojnë bashkë, me zemër, dije dhe vendosmëri, për të mbrojtur atë që i takon kombit të tyre,” theksoi Limaj.

Deklarata e tij vjen në një moment kur studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut kanë ngritur zërin për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Ja postimi plotë:

Historia ka dëshmuar se sa herë të rinjtë shqiptarë janë ngritur me guxim dhe dinjitet, zëri i tyre është kthyer në
zërin e popullit dhe ka sjellë ndryshim.

Shqiponja gjithmonë fluturon më lart kur bijtë dhe bijat e saj qëndrojnë bashkë, me zemër, dije dhe vendosmëri, për të mbrojtur atë që i takon kombit të tyre.

Banner

Related posts

“NATO më e bashkuar se kurrë”, thotë Biden

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Të bashkuar rreth “Forumit Shqiptar”, për të vazhduar me qeverisje të mirë

admin

Ahmeti: Ne të rrimë tek shallteri? Jo mor vëlla, vendos populli!

Gjyla Halili