
Më 18 Maj 2026, Shkupi thërret për zërin e shqiptarëve që nuk pranojnë poshtërimin dhe nënçmimin e Gjuhës Shqipe, të gjuhës së Nënës, gjuhës së gjakut dhe të flamurit!
Gjuha Shqipe nuk është vetëm fjalë, është histori, është plagë, është krenari dhe është identitet kombëtar!
Gjuha Shqipe është amaneti i të rënëve dhe betimi i brezave shqiptarë!
Për Gjuhën Shqipe janë vrarë e janë burgosur patriotë e atdhetarë, janë përndjekur mësues, profesorë, nxënës e studentë, janë djegur shkolla dhe janë flijuar breza të tërë shqiptarësh që kjo gjuhë të mos zhdukej kurrë nga trojet tona dhe ka mbijetuar si heroinë e pashembullt!
Prandaj, çdo shqiptar e shqiptare që e ndien veten bir e bijë të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, duhet të jetë pjesëmarrës ose të dalë në përkrahje të protestës për Gjuhën Shqipe në Shkup të Maqedonisë së Veriut!
Më 18 Maj 2026, nuk është dita e arsyetimeve!
Më 18 Maj 2026, është dita e qëndresës dhe e pjesëmarrjes fizike ose përkrahjes publike me emër e mbiemër të Protestës!
Sepse kur preket Gjuha Shqipe, preket vetë dinjiteti i popullit, Atdheut dhe Kombit të shqiptarëve kudo që jetojnë ata!
E kush hesht përballë cenimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, hesht përballë familjes e historisë së vet!
Ndërsa kush del në mbrojtje të saj, rreshtohet në anën e nderit, të kombit dhe të së ardhmes shqiptare!
Shkupi më 18 Maj 2026, duhet dhe do të jehojë e gjëmojë si krater vullkani me zërin deri në qiell të shqiptarëve!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Maj 2026!
