
Nik Gjeloshaj ka uruar klubin KF Deçiq për sigurimin e pjesëmarrjes në garat evropiane edhe për këtë sezon, duke vlerësuar ecurinë pozitive të skuadrës dhe rezultatet e arritura.
Ai theksoi se sukseset e vazhdueshme të klubit përfaqësojnë një arritje të rëndësishme për Tuzin dhe për sportin në Malësinë e Tuzit, duke e cilësuar Deçiqin si një simbol të krenarisë lokale dhe zhvillimit sportiv.
Në urimin e tij, Gjeloshaj u shpreh gjithashtu optimist për finalen e ardhshme të Kupës, duke i dëshiruar klubit suksese në synimin për të fituar një tjetër trofe.
Ja postimi plotë:
Urime KF Deçiq për sigurimin e Evropës edhe këtë vit!
Deçiqi po vazhdon me suksese dhe po e vendos Tuzin përsëri në hartën e qyteteve evropiane.
Që kur komuna drejtohet nga Forumi Shqiptar, klubi ka marrë drejtimin që meriton.
Ndërsa koha e kaluar ishte koha e “plavo-beli” politikave, hajnisë dhe matrapazëve që Deçiqin pothuajse e kishin çuar në ligën e tretë.
Sot Deçiqi është krenaria e Malësisë, kampion, evropian dhe simbol i suksesit.
E më 28 maj, në finalen e Kupës, të mbrohet trofeu dhe të sillet edhe një tjetër kupë në Tuz.
NGJ

