AKTUALE

Vlora Çitaku: Studentët shqiptarë në Shkup po mbrojnë dinjitetin kombëtar

Banner

Vlora Çitaku ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë që do të mbahet më 18 Maj në Shkup, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës shqipe është mbrojtje e identitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Përmes një deklarate publike, ajo u shpreh se është e papranueshme që edhe në vitin 2026 shqiptarët ende të detyrohen të protestojnë për të drejta elementare, siç është përdorimi dhe respektimi i gjuhës amtare.

“Nesër, më 18 Maj, studentët shqiptarë protestojnë në Shkup. Protestojnë për të drejtën më themelore njerëzore dhe kombëtare – për gjuhën shqipe, për gjuhën amtare. Është e paimagjinueshme që në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s, të duhet ende të luftohet për identitet, për dinjitet dhe për të drejta bazike”, thuhet në reagimin e saj.

Çitaku vlerësoi rolin historik të studentëve në proceset e mëdha shoqërore dhe politike, duke nënvizuar se ndryshimet gjithmonë kanë nisur nga guximi i të rinjve për të mos heshtur përballë padrejtësive.
“Historikisht, përmbysjet dhe ndryshimet më të mëdha kanë nisur nga studentët. Nga ata që kanë pasur guximin të ngrejnë zërin kur të tjerët heshtnin”, theksoi ajo.

Në deklaratën e saj, Vlora Çitaku potencoi gjithashtu se shqiptarët janë popull autokton në Ballkan dhe se askush nuk mund t’i trajtojë si të huaj në trojet e veta.

“Shqiptarët në Ballkan nuk janë mysafirë askund. Janë autoktonë. Janë në trojet e veta”, u shpreh ajo.
Në fund, ajo dërgoi mesazh mbështetjeje për studentët shqiptarë në Shkup, duke theksuar solidaritetin me kauzën e tyre.
“Studentë, jemi me ju”, përfundon deklarata e Vlora Çitakut.

Banner

Related posts

Alternativa sot mblidhet në Tetovë, vendos nëse do qëndrojë apo do largohet nga Qeveria

admin

KOSM: Të përmirësohen kushtet, ose do të mbetemi pa punëtorë

Gjyla Halili

Për Ditën e çlirimit, Lladrovci jep mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve

Gjyla Halili