AKTUALE

Lorik Cana përkrah studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe dhe të drejtat e studentëve duhet respektuar

Banner

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën ligjitime për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset e provimeve.

Në reagimin e tij publik, Cana thekson rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës amtare si pjesë e identitetit dhe barazisë së qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ai ka vlerësuar angazhimin e studentëve si një zë të rëndësishëm për të drejtat e tyre dhe për dinjitetin e tyre në sistemin arsimor.

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup ka marrë mbështetje edhe nga figura të tjera publike dhe politike, duke u kthyer në një çështje të gjerë debati për të drejtat gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në vend.

Në rrjetet sociale, reagimi i Canës është pritur pozitivisht nga shumë qytetarë që e shohin si një akt solidariteti me të rinjtë dhe kërkesat e tyre.

Ja postimi plotë:

Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi! Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studjojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese.
🇦🇱
Bashkohu dhe ti !!!

Banner

Related posts

BDI për Karnevalin e Vevçanit: Dënojmë me ashpërsi aktin e papranueshëm të talljes dhe satirizimit të tentativës për vrasje ndaj Ziadin Selës

Gjyla Halili

Trudeau: Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën dhe ukrainasit në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

Gjyla Halili

Taravari një kafe me deputetët e ASH-së, shuhen zërat për përçarje!

Gjyla Halili