AKTUALE

Nebi Rexhepi përfaqëson BDI-në në forumin rajonal në Kotor: Shkëmbimi i përvojave ndihmon avancimin e komunikimit politik

Sekretari Organizativ i Bashkimi Demokratik për Integrim, Nebi Rexhepi, po merr pjesë në forumin rajonal “Koha e krizës: Nga pakënaqësia publike drejt zgjedhjes politike”, që po mbahet në Kotor, nën organizimin e Instituti Republikan Ndërkombëtar.

Forumi trajton tema që lidhen me komunikimin politik, organizimin e fushatave zgjedhore dhe sfidat me të cilat përballen demokracitë moderne në rajon dhe më gjerë.

Nga BDI vlerësojnë se pjesëmarrja në platforma të tilla ndërkombëtare paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, avancim të komunikimit politik dhe forcim të kapaciteteve organizative të partisë.

Në kuadër të forumit, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit po diskutojnë mbi mënyrat e përballjes me pakënaqësinë publike dhe transformimin e saj në procese demokratike dhe zgjedhje politike.

Banner

Related posts

Osmani: Qytetarët pro ndryshimeve kushtetuese, s’ka zgjedhje të parakohshme

admin

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

Gjyla Halili

VIZITA E PARË ZYRTARE E LPK-SË NË SHQIPËRI DHE FILLIMI I RRUGËS SË LUFTËS ÇLIRIMTARE

Gjyla Halili