AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili pret gazetarin Vullnet Dauti

Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë në vizitë gazetarin dhe bashkëpunëtorin Vullnet Dauti, mik dhe përkrahës i aktiviteteve të Myftinisë.

Gjatë takimit me Myftiun Dr. Selver Xhemaili dhe shefin e kabinetit, Ef. Muhamed Berzati, u bisedua për aktivitetet dhe organizimet e realizuara gjatë këtij viti, me theks të veçantë në manifestimet e muajit të Ramazanit dhe aktivitetet pas Ramazanit, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e frymës islame në qytet.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për përgatitjet e fundit për organizimin e Haxhit të sivjetshëm, proces që po zhvillohet me përkushtim dhe nivel të lartë organizativ.

Banner

Related posts

LSDM dorëzoi propozim ndryshime për gjashtë ligje, kundër rritjes së pagave të funksionarëve

Gjyla Halili

Arta Bilall Zendeli: Zëri i studentëve kërkon drejtësi – provimi në shqip është e drejtë, jo privilegj

Gjyla Halili

Luan Veliu: Liria, rruga e siguruar nga gjaku i derdhur i Dëshmorëve tanë

Gjyla Halili