AKTUALE

Sela: Nuk bisedoj për ministri por për Kushtetutë

Banner

A do të bëhet pjesë e Qeverisë Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës!? Njëri nga kryetarët e VLEN-it Bilall Kasami thotë se ka interes nga Sela, por sipas tij Qeveria ka numra stabil. Megjithatë Kasami thotë se në rast nevoje, janë të gatshëm për të biseduar.

Ne e vlerësojmë lartë interesimin e z.Ziadin Sela për të qenë pjesë e Qeverisë?

Po thoni që ka interes që Sela të futet në Qeveri? Ka mesazhe pozitive se do të ishte gatshëm që me kushte të caktuara të jetë pjesë e Qeverisë dhe ne vlerësojmë këtë interesim. Për momentin vlerësojmë se Qeveria ka numra stabil dhe nuk ka nevojë për një subjekt të ri politik, por nga momenti kur ne do të vlerësojmë se ka nevojë edhe për subjekt të tillë sigurisht që do të ulemi dhe do të bisedojmë”, theksoi Bilall Kasami – kryetar iVLEN.

Për hyrje në Qeveri, Sela tashmë e ka bërë të qartë se ka kushte.

] “ASH nuk është subjekt politik..dhe Ziadin Sela nuk është njeri që mund të fusësh në Qeveri nga ndonjë deriçkë të vogël se edhe fizikisht jam gati 2 metra. ASH-ja është e gatshme të flasë për tema politike, për çështje programore dhe të platformës, me kë do që është mandatar i Qeverisë. Ne nuk ulemi për të biseduar për ministri, por për Kushtetutën, për perspektivën eurointegruese, për Gjykatën Kushtetuese dhe Badinterin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Derisa po flitet për hyrje të reja në qeveri dhe rikonstruim të saj, nga ana tjetër opsion tjetër janë edhe zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Vet kryeministri Mickoksi në një dalje publike tha se së shpejti mund të kemi zgjedhje të parakohshme.

Banner

Related posts

Drejtori Halili: 3 milionë denarë ndahen për hulumtuesit e rinj për realizimin e projekteve të gjelbërta

admin

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Gjyla Halili

Thirrje mediave dhe shoqërisë: Studentët mobilizohen për protestën e 6 prillit

Gjyla Halili