AKTUALE

Zenku për protestën e studentëve: Në vitet ’90 ne mbështetëm Kosovën, sot Kosova hesht për ne

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Zenku, ka reaguar lidhur me mungesën e mbështetjes nga Kosova zyrtare për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një statusi publik, Zenku ka bërë një krahasim mes periudhës së viteve ’90 dhe situatës aktuale, duke rikujtuar kohën kur studentët shqiptarë nga Maqedonia, të organizuar në kuadër të Lëvizjes Studentore “DARDANIA” në Tiranë, kishin mbështetur protestat e studentëve shqiptarë nga Kosova, të udhëhequra aso kohe nga Albin Kurti.

Statusi i plotë i Ilir Zenku:

Paramendoni në vitet ’90-ta në Tiranë te Lëvizja Studentore “DARDANIA” ne studentët shqiptarë nga Maqedonia të mos përkrahnim protestat e studentëve shqiptarë nga Kosova të udhëhequra nga ky po i njëjti Albin Kurti?

Të rrinim edhe ne qe kështu indiferent si Kosova zyrtare sot e udhëhequr nga Albin Kurti edhe plus të ju kujtonim vëllezërve kosovarë se sipas ligjit të Federatës të Jugosllavisë apo të ligjeve të Krahinës Autonome të Kosovës, ata duhej t’i mushojn venit edhe të japin provimin në serbisht. Epo kështu disi është ndjenja pa përkrahje nga Kosova këto ditë të rëndësishme në Shkup. Nuk do harrohet.

Banner

Related posts

Dy fjalë:”Kur heshtja dhe frika bëhen vendim”

Gjyla Halili

Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës i prezantuan platformat programore për mandatin 2026–2029

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të Karposhit: Uniteti dhe organizimi janë çelësi i avancimit politik

Gjyla Halili