AKTUALE

Jorida Tabaku në mbështetje të protestës studentore: Integrimi europian nuk ndërtohet duke cënuar të drejtat e shqiptarëve

Banner

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur mbështetje të hapur për lëvizjen studentore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila kërkon të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagimin e saj publik, Tabaku thekson se shqiptarët nuk kërkojnë privilegje apo favore, por të drejtën themelore për të ruajtur identitetin dhe për të përdorur gjuhën amtare në institucionet arsimore dhe publike.

Ajo u ndal edhe te takimi me Mevlan Ademin në Tiranë, duke e cilësuar atë si një përfaqësues dinjitoz të një kauze të drejtë dhe legjitime.

“Për të drejtën që një njeri të flasë gjuhën e nënës së tij pa frikë, pa paragjykim dhe pa u ndjerë i huaj në vendin e vet”, shprehet Tabaku.
Sipas saj, gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por identitet, kujtesë dhe trashëgimi historike për brezat që vijnë.

Deputetja shqiptare paralajmëron se integrimi europian nuk mund të jetë fasadë, ndërsa cenohen të drejtat themelore të komuniteteve etnike, duke shtuar se mbrojtja e gjuhës amtare është një çështje dinjiteti njerëzor.

Në fund, Tabaku e cilëson protestën studentore si legjitime dhe të drejtë, duke i dhënë mbështetje të plotë kërkesës së studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ja postimi plotë:

Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë të drejta që nuk mund të zhbëhen, nuk mund të relativizohen dhe nuk mund t’u hiqen nga askush. Kur takova Mevlanin para disa javësh në Tiranë, pashë tek ai jo zemërimin e një njeriu të revoltuar, por qetësinë dhe dinjitetin e një patrioti që lufton për diçka themelore: të drejtën për gjuhën amtare. Për të drejtën që një njeri të flasë gjuhën e nënës së tij pa frikë, pa paragjykim dhe pa u ndjerë i huaj në vendin e vet.

Sepse gjuha nuk është vetëm komunikim. Është kujtesë. Është identitet. Është historia që një popull ua lë brezave.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohen si qytetarë pa identitet dhe pa rrënjë. Europa që ne besojmë nuk ndërtohet duke heshtur përballë padrejtësive të vogla që me kohën bëhen plagë të mëdha. Integrimi europian nuk mund të jetë një fasadë që fsheh rrëshqitje drejt nacionalizmit apo cenimit të të drejtave themelore.

Prandaj mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike. Është një çështje dinjiteti njerëzor. Dhe protesta për këtë të drejtë është jo vetëm legjitime, por e drejtë. Një të drejtë që e mbështes me bindje të plotë.

Banner

Related posts

Zyra ime elektorale është në zemrën e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike!

Gjyla Halili

Voton Xhaferi: Kam besim të plotë në vullnetin e qytetarëve që do të zgjedhin demokracinë dhe vazhdimin e rrugës sonë evropiane

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës, me sistem të digjitalizuar dhe qasje të lehtë për çdo qytetar

Gjyla Halili