AKTUALE

Ali Ahmeti në Prekaz: Tahir e Nebih Meha, themel i qëndresës kombëtare

Sot, Kryetari i Ali Ahmeti, me përulësi dhe krenari kombëtare, mori pjesë në përkujtimin e 45-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, Tahir Mehës dhe Nebih Mehës, në Prekazin legjendar.

Në fjalën e tij, Ahmeti vlerësoi lart sakrificën dhe qëndresën historike të Tahir dhe Nebih Mehës, duke theksuar se akti i tyre heroik pas demonstratave të vitit 1981 u shndërrua në simbol të pathyeshmërisë së popullit shqiptar përballë pushtimit dhe padrejtësisë.

Ai theksoi se qëndresa e familjes Meha u bë frymëzim dhe betim për Komandantin Legjendar Adem Jashari, për Hamez Jasharin dhe për gjithë luftën çlirimtare të Kosovës, duke hapur rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Lavdia e Tahir dhe Nebih Mehës do të jetojë përjetë në historinë e kombit shqiptar. Sakrifica e tyre është themel i lirisë sonë dhe amanet për brezat që vijnë”, u shpreh Ahmeti.

Në përfundim të ceremonisë përkujtimore u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh në nderim të të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar.

Ja postimi plotë:

Sot, në Prekazin legjendar, me përulësi e krenari kombëtare, nderuam 45-vjetorin e rënies heroike të Heronjve të Kombit, Tahir Meha dhe Nebih Meha, dy emra që u shndërruan në kushtrim lirie dhe në themel të qëndresës sonë kombëtare.

Pas ngjarjeve të mëdha të vitit 1981, kur rinia shqiptare ngriti zërin për liri e barazi, akti titan i Tahir dhe Nebih Mehës ishte mbështetja më e fuqishme e jehonës së demonstratave studentore dhe goditja më e rëndë kundër pushtimit jugosllav e serb. Ata dëshmuan se populli shqiptar nuk përkulet përballë dhunës dhe padrejtësisë.

Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës u bë betim i madh për Komandantin Legjendar Adem Jashari, për Hamez Jasharin, për Lagjen Jashari dhe për mbarë Prekazin heroik, betim që më pas u shndërrua në luftën çlirimtare dhe në rrugën tonë të pakthyeshme drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar!

Banner

Related posts

Rritja ekonomike ngjall optimizëm!

Gjyla Halili

Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik

Gjyla Halili

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja e demaskoi veten për shndërrimin e Xhamisë së Manastirit në muze

Gjyla Halili