SPORT

Giresse i dashuruar me Kosovën: I vesh mbesat me veshje kombëtare dhe dëgjon këngën e Adem Jasharit

Kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 po afrohen. Muaji mars do të jetë fillimi i ciklit kualifikues për Kosovën, ku Dardanët do t’i luajnë dy ndeshje, kundër Izraelit si mysafirë dhe më pas si vendas kundër Andorrës.

Marsi për Kosovën është i veçantë për faktin se shënohet Epopeja e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar.

E duket se edhe trajneri francez, Alain Giresse tashmë është lidhur shumë me historinë e Kosovës dhe në prag të ciklit kualifikues ka filluar të frymëzohet me këngën e komandantit Adem Jashari, derisa mbesat e tij i ka veshur me kostumet tradicionale shqiptare.

Mbesat e trajnerit Alain Giresse të veshura me kostumet tona kombëtare

Ai në videon e siguruar nga “Futbolli.info” shihet duke vozitur nën ritmin e këngës së Shkurte Fejzës kushtuar komandatit legjendar, teksa ai i ka dërguar një mesazh edhe drejtorit të Kombëtares, Muharrem Sahiti: ‘Përshëndetje Muki, shpresoj të jesh mirë. Shihemi së shpejti. Gjithmonë me Kosovën’.

Giresse ditë më parë dha një intervistë për mediat franceze, ku theksoi se grupi kualifikues i Kosovës nuk është i lehtë, porse do të hyjnë në këtë fushatë me besim se mund të arrijnë kualifikimin në Evropian.

Banner

Related posts

Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë

admin

Real Madrid në zi, ka ndërruar jetë ish-sulmuesi legjendar

admin

Zymer Bytyqi fillon të lë gjurmë menjëherë në Turqi, i pari sa i përket pasimeve kyçe

admin

Leave a Comment