AKTUALE

Janevska: I bëj thirrje prindërve t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre

Banner

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska lidhur me rastin e fundit të dhunës fizike në shkollën fillore “22 Nëntori” në Hasanbeg, ku një nxënës 15 vjeçar u therr me një mjet të mprehtë, u bëri apel prindërve t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre. Ajo tha se shteti do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e tij, por se hallkë e rëndësishme në të gjithë procesin janë edhe prindërit.

“Armët e ftohta fëmijët nuk i gjejnë në shkollë, por i gjejnë jashtë. Prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi me të gjithë sektorët e prekur, por i ftoj dhe u bëj thirrje prindërve që t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre. Çfarëdo që të bëjë shteti, nëse nuk përfshihen prindërit, nuk mund të arrijmë sukses”, deklaroi Janevska në konferencën për mediat në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kushtuar Udhëzuesit onlajn për kualifikime.

Ministrja njoftoi ndryshime në Ligjin për arsimin fillor, me të cilat do të parashikohet dënim për prindërit, fëmija i të cilit shfaq sjellje të dhunshme në shkollë.

“Aktualisht po bisedojmë me deputetët për të formuluar këtë ndryshim në ligj”, tha Janevska.

Gjithashtu, ministrja mbetet në qëndrimin se duhet të licencohen edhe psikologët shkollorë dhe se është i nevojshëm edukimi i mësimëdhënësve për të vërejtur sjellje të tilla të dhunshme.

“Ekziston një ligj ku thuhet se çdo psikolog duhet të jetë i licencuar. Ai ligj nuk ka hyrë në implementim. Tashmë kam theksuar se do të kërkoj që të licencohen edhe psikologët shkollorë, të cilët duhet të krijojnë ekipe profesionale dhe të punojnë me fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit për të identifikuar atë që po ndodh në shkollë”, tha Janevska.

Ajo tha se, për sa kohë ekziston nevoja edhe realiteti e tregon këtë, do të bëhen ndryshime ligjore me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit

Banner

Related posts

Bejza Abdiji – Zëri i rinisë në Këshillin Komunal të Tetovës

Gjyla Halili

Demant dhe kerkesë për falje publike nga ministri i kulturës Zoran Ljutkov

Gjyla Halili

Osmani godet në zemër Serbinë me vendimin e fundit

Gjyla Halili