
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me respekt dhe përulje dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri të Pejës, të rënë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.
Haradinaj përmendi emrat e Kreshnik Ademaijt, Fatos Ademajt, Imer Ahmetit, Shkëlzen Dragajt, Riza Alijajt, Bardh Alijajt, Miradije Alijajt, Xhafer Grabovcit, Beqir Prelvukajt, Gani Prelvukajt, Dafina Ibrajt, Gëzim Alijajt, Xhevdet Bajraktarit, Ali Tafilit, Sadik Tafilit, Shaban Tafilit, Ruke Tafilit, Have Ahmetit, Mehmet Zekajt dhe Gëzim Muçajt.
Ai theksoi se shumë prej tyre ende mbeten të pagjetur, ndërsa familjet vazhdojnë të jetojnë me dhembjen e mungesës.
Sipas Haradinajt, emrat e tyre janë të përjetshëm në historinë e Kosovës dhe sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së vendit.
“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka përfunduar Haradinaj në mesazhin e tij përkujtimor.
Ja postimi plotë:
Me respekt e përulje kujtuam dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri, të Pejës; Kreshnik Ademajn, Fatos Ademajn, Imer Ahmetin, Shkëlzen Dragajn, Riza Alijajn, Bardh Alijajn, Miradije Alijajn, Xhafer Grabovcin, Beqir Prelvukajn, Gani Prelvukajn, Dafina Ibrajn, Gëzim Alijajn, Xhevdet Bajraktarin, Ali Tafilin, Sadik Tafilin, Shaban Tafilin, Ruke Tafilin, Have Ahmetin, Mehmet Zekajn dhe Gëzim Muçajn.
Shumë prej tyre ende mbeten të pagjetur, ndërsa familjet vazhdojnë të jetojnë me dhembjen e mungesës.
Emrat e tyre janë të përjetshëm në historinë tonë, ndërsa ëndrra për Kosovën e lirë u bë realitet falë sakrificës së tyre dhe trimërisë së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!



