AKTUALE

Dorëhiqet Kryetari i Degës së VLEN-it në Zvicër, Rahman Ramadani

Rahman Ramadani ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e tij në subjektin politik VLEN, ku ushtronte detyrën e Kryetarit të Degës në Zvicër.

Në njoftimin e tij publik, Ramadani thekson se vendimi vjen si rezultat i pakënaqësive të vazhdueshme lidhur me mungesën e transparencës, anashkalimin e strukturave dhe aktivistëve, si dhe mospërfshirjen në proceset e rëndësishme të vendimmarrjes.

Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët, aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen gjatë angazhimit të tij politik në kuadër të VLEN-it.

Ramadani gjithashtu ka bërë të ditur se rrugëtimin e tij politik dhe shoqëror do ta vazhdojë pranë Fatmir Limanit, duke theksuar përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.
Dorëheqja është bërë publike më 10 maj 2026, në Zvicër.

Ja postimi plotë:

Njoftim për Dorëheqje

Unë, Rahman Ramadani, në cilësinë e Kryetarit të Degës së VLEN-it në Zvicër, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik.

Ky vendim vjen si rezultat i pakënaqësive të vazhdueshme lidhur me mungesën e transparencës, anashkalimin e strukturave dhe aktivistëve, si dhe mospërfshirjen në proceset e rëndësishme të vendimmarrjes.

Falënderoj sinqerisht të gjithë bashkëpunëtorët, aktivistët dhe qytetarët që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi politik dhe që më kanë mbështetur gjatë angazhimit tim.

Rrugëtimin tim politik dhe shoqëror do ta vazhdoj pranë z. Fatmir Limani, me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Zvicër, 10.05.2026

Banner

Related posts

Kryesuesi i OSBE-së, Osmani, emëroi përfaqësuesit special të tij për sektorin joqeveritar dhe të rinjtë

admin

Pushtimi izraelit i tokave palestineze shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme

Gjyla Halili

Një tërmet është ndjerë në Shkup

Gjyla Halili