AKTUALE

Nafie Selmani: VLEN-i nuk po bëhet “Një”, por po dëshmon përçarje të brendshme

Banner

Nuk ka bashkim, por përçarje, pakënaqësi dhe luftë për interesa.” Kështu ka reaguar Nafie Selmani, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, vetëm pak ditë para mbajtjes së kongresit të paralajmëruar.

Selmani ka kritikuar narrativën e promovuar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm, duke theksuar se ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

“Le t’ua çmontojmë pak me sabah propagandën ‘VLEN-i Një’. Sa më shumë afrohet Kongresi i tyre, aq më shumë po e dëshmojnë vetë se aty nuk ka bashkim, por përçarje, pakënaqësi dhe luftë për interesa”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur disa zhvillime që, sipas saj, dëshmojnë mungesën e unitetit brenda koalicionit.

“Ministri Limani tha: ‘Moti i kemi ndarë rrugët me VLEN-in’. Pra, si mund të flitet për ‘një subjekt’ kur vetë flasin për ndarje?”, ka theksuar Selmani.

Në reagimin e saj, ajo ka ironizuar edhe mungesën e angazhimit të disa figurave të koalicionit.

“Arben Fetai e ‘përshëndeti’ VLEN-in me një fotografi nga Tajlanda, në kohën kur ata pretendojnë se po shkruajnë histori politike”, është shprehur ajo.

Sipas Selmanit, edhe raportet me subjektet përbërëse nuk janë stabile.

“Lëvizja Arbëria po trajtohet si barrë e padëshiruar. Nuk ua dhanë ato dy-tre drejtori që ua premtuan dhe tashmë po shtyhet drejt margjinave”, ka deklaruar ajo.

Ajo përmendi gjithashtu edhe raportimet për largimin e këshilltarit të Bekim Salit, si dhe sinjalet që, sipas saj, tregojnë pakënaqësi të brendshme në ekzekutiv.

“Ndërkohë që udhëheqësit merren me pazare, fotografi e rivalitete personale, plot anëtarë dhe aktivistë po largohen çdo ditë, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura”, ka shtuar Selmani.

Në fund, ajo ka dhënë një vlerësim të ashpër për koalicionin.

“VLEN-i është vetëm NJË mashtrim, jo NJË bashkim”, ka përfunduar Nafie Selmani.

Banner

Related posts

Albert Camaj:Koha për të reflektuar

admin

29-vjeçarja humb jetën në Spitalin e Tetovës, dyshimet e para

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Fondi për fëmijët me autizëm dhe një dëshmi që diaspora shqipare kurrë nuk është shkëputur nga rrënjët e saj

Gjyla Halili