AKTUALE

Bekteshi: Situata po stabilizohet-çmimet po ulen

Situata po stabilizohet, çmimet e energjentëve janë në rënie, dhe kjo duhet të sjellë edhe ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, tha për Detektor ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Situata tashmë është stabilizuar. Tashmë është ulur çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Për fat të mirë, çmimi është në rënie edhe në bursa. Shpresoj se KRE do të sjellë ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike në qershor, sepse ne po prodhojmë më shumë. Të gjitha kapacitetet janë në funksion dhe kjo vihet re edhe në besimin e qytetarëve se shteti nuk do të ketë problem në fushën e energjentëve. Por, as në seksionin e çmimeve nuk do të ketë asnjë problem. Nuk do të ketë rritje të çmimeve të energjisë, përfshirë edhe atë të energjisë elektrike. Do të ulen, jemi të bindur se kjo do të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, tha Bekteshi për Detektor.

Banner

Related posts

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Gjyla Halili

Pas vendimit të Alibeajt, ja përballjet me tre kandidatë në 16 bashki të vendit

admin

Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”

Gjyla Halili

Leave a Comment