AKTUALE

Lindon Gjelaj: Skënderbeu, simbol i pavdekshëm i historisë shqiptare

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka përkujtuar sot 6 Majin, ditën e lindjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një mesazh publik, Gjelaj vlerësoi figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu si simbol të qëndresës, unitetit dhe dashurisë për atdheun, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tij historike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

“Trashëgimia e Skënderbeut mbetet dritë udhërrëfyese për çdo brez, një amanet që na kujton se liria dhe dinjiteti kërkojnë përkushtim, guxim dhe sakrificë,” thuhet në mesazhin e kryetarit Gjelaj.

Ai shtoi se figura e Skënderbeut vazhdon të jetë burim frymëzimi dhe krenarie kombëtare për shqiptarët kudo që jetojnë.

Komuna e Tuzit iu bashkua gjithashtu nderimeve për këtë datë historike, e cila mbetet një nga momentet më të rëndësishme në kujtesën kombëtare shqiptare.

Ja postimi plotë:

🇦🇱 Të nderuar qytetarë,

6 Maji i vitit 1405 shënon ditën kur lindi udhëheqësi i pavdekshëm në zemrën e çdo shqiptari.

Sot, me nderim dhe krenari të thellë, përkujtojmë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, simbolit të qëndresës, unitetit dhe dashurisë për atdheun.
Trashëgimia e tij mbetet dritë udhërrëfyese për çdo brez , amanet i shenjtë që na kujton se liria dhe dinjiteti kërkojnë përkushtim, guxim dhe sakrificë.

Lavdi përjetë emrit dhe veprës së tij!

Banner

Related posts

Zbardhet agjenda e vizitës dy ditore/ Spiropali do takojë Siljanovskën, Mickoskin, Ahmetin, Gashi, Mexhitin, e Fetain

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari godet narrativin e Qeverisë rreth ndjenjës dhe etnisë

Gjyla Halili

Kazinot s’po ndalen, dy të tjera gjigante hapen në Shkup

Gjyla Halili