
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të mikut dhe intelektualit të shquar shqiptar, Profesor Servet Pëllumbi.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti e vlerëson Profesor Pëllumbin si një figurë të respektuar të mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili, sipas tij, janë mësuar vlerat e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në funksion të proceseve demokratike.
“Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen,” thuhet në reagimin e Ahmetit.
Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesor Pëllumbin, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e memories kolektive shqiptare.
Ja postimi plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe intelektualit të shquar, Profesor Servet Pëllumbi. Ai ishte një figurë e respektuar e mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili mësuam vlerën e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në shërbim të proceseve demokratike.
Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesor Servet Pëllumbin. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e memories sonë kolektive.
